MENU
klinika

Situata politike

Protesta e opozitës/ Media gjermane: BE tenton ndërmjetësimin!

06.03.2019 - 14:17

Në lidhje me protestën e opozitës që u zhvillua ditën e djeshme kanë reaguar edhe mediat gjermane.

Teksa raporton për protestën e opozitës në Shqipëri, ARD gjermane shkruan se Bashkimi Europian po tenton të ndërmjetësojë për këtë protestë, në të cilën kërkohet largimi i kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakoshme.

Shkrimi i ARD gjermane:

Në kryeqytetin shqiptar Tiranë mijëra protestues rrethuan parlamentin për të detyruar dorëheqjen e qeverisë. Një kontingjent i madh i policisë bllokoi me tel me gjemba perimetrin e godinës. Gjatë këtyre javëve ka patur disa demonstrata. Në një prej tyre pati edhe dhunë. Protestuesit hodhën sende të forta drejt policisë e cila reagoi me gaz lotsjellës.


Akuza për korrupsion kundër Kryeministrit Rama

Protestestuesit e akuzojnë qeverinë sicialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. Ata, gjithashtu, deklarojnë se këta politikanë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe kërkojnë formimin e një qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të reja. Rama eshtë në detyrë që prej 2013 dhe në 2017 ai mori një mandat të dytë.

BE apelon për dialog

Në protestë kundër qeverisë, deputetët e opozitës dorëzuan mandatet parlamentare. BE e kritikoi këtë.

“Dorëzimi i mandateve pengon funksionimin e parlamentit, është kundër vullnetit të votuesve dhe është kontraproduktive” deklaroi Përfaqesuesja e Politikës së Jashtme Mogerini dhe komisioneri Hahn.

Ata i bënë thirrje opozitës dhe qeverisë të përfshihen në një dialog konstruktiv me kundërshtarët politikë.

Shqipëria me 2,9 milion banorë, është ndër vendet më të varfra të Europës. Vendi shpreson të hapë ketë vit bisedimet për anëtarësim në BE.