Ditën e nesërme pritet zhvillimi i seancës plenare e cila do të nisë në orën 10:00.
Ndërkohë gjithashtu edhe opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar përpara parlamentit, pavarësisht se kërkesa u refuzua nga Policia e Shtetit.
Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar u kërkua nga Ministria e Brendshme garanci për sigurinë e deputetëve.
Mësohet se ministri Lleshaj u ka garantuar deputetëve hyrje të sigurtë në seancë.
Ndërkohë mësohet se kryeministri Rama për të shmangur përplasjet me protestuesit u ka kërkuar deputetëve të jenë në sallë të gjithë në orën 9:30.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka kërkuar që të mos ketë skena si ajo e javës së shkuar ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve.