MENU
klinika

FOTO

Protesta/ Sekuestrohet pranë Kuvendit një çantë me fishekzjarre

05.03.2019 - 11:52

Vijon protesta e opozitës përballë Parlamentit, ku kandidatët e opozitës që refuzuan mandatin dhe ish-deputetë po mbajnë fjalën e tyre përballë protestuesve.

Gjatë protestës janë shënuar incidente të vogla si hedhje e shashkave, por nuk ka pasur konfrontime.

Mësohet se pranë Kuvendit është gjetur një çantë me mjete piroteknike.

Brenda saj ka fishekzjarre të llojeve të ndryshme.