Ndërkohë që qytetarët e thirrur nga opozita e bashkuar, po ‘luftojnë’ me policinë e shtetit duke tentuar që të futen me dhunë në Kuvend, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, po ia fut gjumit për ‘shtatë palë qejfe’.
Në fakt, memet që qarkullojnë në rrjetet sociale, e kanë treguar shpesh herë Bashën në gjumë, por kësaj herë, kjo foto është e vërtetë.
Sot, në protestën e rradhës të opozitës, Basha nuk ka qënë i pranishëm, për shkak të udhëtimit të tij drejt Brukselit.
Fotoja që shikoni, është shpërndarë në rrjetët sociale, e kanë ironizuar kryedemokratin duke thënë që ndërkohë që njerëzit po përplasen me policinë kundër Ramës, Basha po fle gjumë.