MENU
klinika

Provokimet e Serbisë

Thaçi: Do përgjigjemi me ushtri e polici!

15.03.2019 - 08:41

Jam komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK-së). Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjemi me ushtri dhe polici nëse Serbia nuk ndalet me retorikën luftënxitëse’, kështu i është përgjigjur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi atyre të cilat i ka quajtur si provokime serbe.

Thaçi deklaroi se do t’i kundërpërgjigjet në mënyrë të drejtëpërdrejtë kërcënimeve serbe.

Ai pohoi se marrëveshja me Serbinë do të vendoset me referendum.

Gjithashtu Thaçi u ndal edhe te idetë për konferenca ndërkombëtare për Kosovën, të cilat i cilësoi si të rrezikshme, duke theksuar se nuk do të lejojë që këto makinacione të ndodhin.

Do të jemi të pakompromis për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë sonë.

Nuk besoj se ka deputet që voton kundër bashkimit së Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ne jemi ballafaquar me një proces të kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nevoja e Kosovës dhe Serbisë për njohje dhe dialog. Nuk lejoj që të ndodhin konferenca ndërkombëtare për Kosovën –sepse nënkupton integrimin e Rusisë në tavolinë. Është mirë që kjo temë u ndal së diskutuari.

Në Prishtinë u hap edhe ideja për një Union Ballkanik. Ka qenë një ide e rrezikshme. Për ne vlen vetëm Unioni Evropian. E ardhmja jonë janë NATO dhe BE-ja. Bashkimet rajonale ballkanike janë të patolerueshme“, është shprehur presidenti Thaçi për emisionin ‘Zona e Debatit.