MENU
klinika

KQZ kërkoi korrektësi

PS dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ-ve

18.03.2019 - 15:04

Pas thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që partitë të dorëzonin listën e anëtarëve të KZAZ-ve brenda ditës së sotme, Partia Socialiste ka dorëzuar të gjithë emrat e saj.

Përmes zëdhënëses, Drilona Hoxha, KQZ u shpreh më parë se mosrespektimi i afateve ligjore  nga partitë politike cenon procesin zgjedhor si dhe tregon një mungesë të qartë papërgjegjshmërie nga subjektet partiake.

Kështu, Partia Socialiste bëhet e para nga subjektet partiake e cila respekton afatin kohor duke zbatuar me korrektësi thirrjen e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa ajo që nuk dihet ende, ka të bëjë me vendimin e opozitës shqiptare e cila vijon betejën jashtë Kuvendit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore, me kushtin që Rama të mos jetë kryeministër.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin