18.03.2019 - 12:32
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një deklarate për mediat ka konfirmuar sot vendimin e kryesisë për t’i besuar Damian Gjiknurit postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore.
Sipas Ballës, Gjiknuri do të angazhohet për të përmbushur detyrimet ligjore që mazhoranca ka për Kodin Zgjedhor.
“Kryesia e PS miratoi propozimin e kryetarit Rama për t’i besuar Damian Gjiknurit detyrën e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS”, tha Balla.
Gjithashtu ai i ka bërë ftesë deputetëve të rinj:
“Ftesë deputetëve të rinj për të qenë pjesë e diskutimit të këtij drafti, që është konsultuar me ekspertët më të mirë jo vetëm të ODIHR”, tha Balla.