MENU
klinika

Flet ministri!

Pse duhen ndërhyrje në Portin e Durrësit?

19.03.2019 - 10:15

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me strukturat dhe agjencitë që operojnë në Port.

Ai tha se në drejtim të sigurisë është bërë progres por se ka nevojë për ndërhyrje të thella.

Kemi ardhur këtu për të trajtuar disa çështje të rëndësishme për funksionimin e kësaj strukture të rëndësishme për ekonominë, sigurinë. Porti i Durrësit është porta kryesore e Shqipërisë, prej nga ku lëviz 40% e mallrave dhe një përqindje e problemeve përmes këtij porti lëviz.

Nevoja për përmirësim është e jashtëzakonshme. Konstatohet progres, nevoja për përmirësim është madhe. Problem kryesor është funksionaliteti i shumë institucioneve bashkë dhe si i tillë duhet të funksionojë si një entitet i integruar, në mënyrë që të evitohen problemet si trafiqet, kontrabanda, evazioni dhe problemet që lidhen me sigurinë e vendit.

Kemi bërë disa sondazhe ku shihet nevoja për ndërhyrje edhe më të thella”, deklaroi ministri Lleshaj.