28.03.2019 - 18:09
Ju ftojmë të njiheni me disa nga arsyet se përse duhet të konsumoni kikirikë dhe gjalpë kikiriku…
Balancon sheqerin në gjak
Sipas studimeve më të fundit, konsumimi i kikirikut dhe gjalpit të kikirikut në mëngjes ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Yndyra të shëndetshme
Kikirikët janë të pasura më lëndë ushqyese dhe yndyra të shëndetshme, të mira për organizmin.
Nxit fuqinë e memories
Kikiriku njihet ndryshe si ushqim i trurit. Studime të ndryshme kanë treguar se vitamina B3, e gjendur tek kikiriku, ofron shumë përfitime shëndetësore, përfshirë këtu dhe funksionimin më të mirë të trurit.