MENU
klinika

Nga Boshko Jakshiç

Pse e duan amerikanët zgjidhjen e ‘problemit kosovar’ sivjet?

29.03.2019 - 16:03

Ambicjet amerikane nuk shkojnё mё tej sesa ajo qё Serbia tё antarësohet nё aleancёn ushtarake veri-atlantike, por ёshtё e qartё se me zgjidhjen e problemit kosovar, nё njё shkallё tё madhe, do tё bllokohej kanali i ndikimit rus.

Amerikanёt po ua marrin europianёve stafetёn e garёs pёr zgjidhjen e konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinёs, ndёrsa aktorёt e konfliktit shkёmbejnё zjarr retorik tё shoqёruar me kёrcёnime provokative.

A mos ёshtё kjo njё pёrgatitje e opinionit publik serb dhe kosovar, apo paralajmёrim i dёshtimit tё formulёs paqësore tё cilёn, gjykuar sipas tё gjitha gjasave, po pёrgatitet nё Uashington? Mundёsia e parё duket mё e realizueshme. E dyta mbart rreziqe tё paimagjinueshme.

A ёshtё e mundur pra, qё marrёveshja tё arrihet qё kёtё vit, siç kanё lajmёruar amerikanёt nё vitin 2017, kur u angazhuan pёr zgjidhjen e tensionimeve politike nё Shqipёri dhe premtuan se konflikti mes Athinёs dhe Shkupit do tё zgjidhet nё vitin 2018, ndёrsa ai mes Beogradit dhe Prishtinёs nё vitin 2019?

Dy nga tri paralajmёrimet e mёsipёrme u realizuan, ndёrkohё qё nё procesin paqësor kosovar janё futur me forcё elementё tё njё optimizmi deri tani joekzistent.

Pohohet pёrshtypja se amerikanёve u ka ardhur nё majё tё hundёs nga shterpёsia e burokratёve brukselas, dhe paaftёsia e tyre e qartё pёr tё neutralizuar pikat nevralgjike tё rajonit.

boshko jakshiq-konica.al
boshko jakshiq-konica.al

Emotivёt politikё ndoshta e kanё tё qartё se aksioni i Uashingtonit nuk ёshtё i motivuar nga dashuria pёr Serbinё apo Kosovёn, por ёshtё pjesё e shqyrtimeve mё tё gjera gjeotrategjike nё kohёt para dhe pas shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs.

Spiritus movens-i i angazhimit tё administratёs sё Donald Trampit ёshtё detektimi i ndikimt nё rritje tё Rusisё nё Ballkanin Perёndimor, zonё me tё cilёn paraardhёsi i tij nuk u muar, duke ua lёnё nё dorё europianёve, dhe ata me mosveprimet e tyre i mundёsuan Kremlinit qё, me pak investime tё sendёrtojё njё ndikim tё madh jo proporcional.

Sikurse qёndrojnё gjёrat, Malit tё Zi i’u pёrshpejtua antarësimi nё NATO, ndёrsa përsëritja e kёtij procesi ёshtё duke ndodhur tani nё Maqedoninё e Veriut. Ambicjet amerikane nuk shtrihen deri atje sa tё bёjnё qё Serbia tё antarësohet nё aleancёn ushtarake veri-atlantike, por ёshtё e qartё se me zgjidhjen e problemit kosovar, nё njё masё tё madhe, gjithsesi do tё bllokohet kanali i ndikimit rus.

Sa reale janё shanset qё pas dhjetёvjeçarёve tё tёrё qё hedh shkelma, Serbia tё çlirohet nga zinxhirёt e Kosovёs (autori pёrdor termin serbisht: bukagije– qё janё zinxhirёt me gjyle qё u lidheshin nё kёmbё tёburgosurve nё kohёt e vjetra. shёn. i përkthyesit), qё t’i japë vetes hapёsirё pёr integrimin europian, qё tё bёhet aktive pёr investimet e huaja? Mё shumё se kurrё, megjithёse nuk duket kёshtu.

Pёr mё tepёr, atmosfera ёshtё pothuajse si ajo para luftёs. Seanca urgjente e Kёshillit pёr Sigurinё Kombёtare. “Pritet momenti pёr sulm kundёr serbёve nё Veri tё Kosovёs”, gjё qё ёshtё tejet larg realitetit, megjithёse ka edhe asish qё mendojnё se vetёm konflikti i armatosur me intensitet tё ulёt mund t’ia hapё derёn zgjidhjes politike.

Se diçka po ndodh “matanё malit”, pёrveç retorikave ndezёse, e pohon veçanёrisht maksimalizmi i tё dyja palёve. Prishtina me Platformёn e saj kёrkon njohje tё ndёrsjelltё, gjё qё Beogradi, pa debat parlamentar dhe kurrfarё platforme, e refuzon me vendosmёri dhe e kushtёzon rinovimin e dialogut me heqjen e tarfifёs doganore.

Vuçiçi mbetet i angazhuar pёr bisedime-gjё e cila nё kohёt radikale (autori e ka fjalёn pёr kohёn kur Vuçiçi ishte antar i Partisё radikale) pati krijuar rimishёrimin e tij politik tё ri, por rrethanat e papёrshtatshme e detyrojnё tё veprojё ngurtёsisht. “Sikter me atё letёr, bandё e Prishtinёs”, thёrret Vuçiçi me rastin e Platformёs sё Prishtinёs, pёr tё cilёn ai thotё se pёrbёn njё vendim pёr ndёrprerjen e dialogut. E gjitha kjo, gjithsesi nuk do tё thotё se dialog nuk do tё ketё. Fjalёt e pamatura diplomatikisht kanё funksion tё fuqishёm marketingu qё presidentin ta tregojnё si ndjekёs patriotik mё shumё sesa disa Vlladikё tё Kishёs Ortodokse serbe te cilet vazhdojnё ta quajnё “tradhёtar tё atdheut”. Pёrgatitet amortizimi i pritshёm i kritikave tё atyre tё fortёve nё lindjen e tё cilёve ai vetё ka marrё pjesё.

Me njё predispozicion tё tillё negativ janё përballur edhe nё Prishtinё. Me hijen e fillimit tё punёs sё Gjykatёs ndёrkombёtare duket se retё mё tё errёta janё grumbulluar mbi qiellin politik tё Prishitnёs. Godasin bubullimat e nacionalizmit: nga vendimi pёr shndёrrimin e forcave tё sigurisё sё Kosovёs nё ushtri tё rregullt, nёpёrmjet vendosjes inatçore tё doganave ndaj mallrave serbe, e deri te platforma pёr bisedime.

Kryeministri Ramush Haradinaj paraqitet si mbrojtёs i fortё i rendit dhe kufijve, pёrhap iluzionin patriotik se ёshtё i gatshёm qё, pёr shkak tё ushtrisё tё prishet me NATO-n, ndёrsa pёr shkak tё taksave me amerikanёt. Kush e beson njё diçka tё tillё, ёshtё analfabet politik.

Janё duke u zhvilluar manovra politike, ndёrsa Uashingtoni u lё hapёsirё aktorёve qё, nёse duan, mund tё bisedojnё edhe pёr korrektimin e kufijve- ide tё cilёn Berlini e ka hedhur poshtё nё mёnyrёn mё tё zёshme. Gjermanёt, jo se amerikanёt mund t’i nxjerrin jashtё loje, por nuk janё nё pozitё qё tё jenё haptazi kundёr njё zgjidhje tё shkruar sipas njё skenari amerikan- nёse pёr zgjidhjen bien dakord nё Beograd dhe nё Prishtinё.

Do tё ishte e rrezikshme sikur problemi kosovar tё mbesё peng i animoziteteve personale mes Trumpit dhe Merkelit, apo rivalitetit mes Uashingtonit dhe Moskёs.

Trumpi, i cili ka vёnё nёnshkrimin nё letrat drejtuar Vuçiçit dhe Thaçit, ndoshta di shumё mё tepёr se fakti se Serbia dhe Kosova gjenden nё Europё, por qёndrimi i tij prej biznesmeni nё politikё paralajmёron se puna duhet kryer. Kёtё vit.

Themeli i zgjidhjes amerikane ёshtё njohja e ndёrsjelltё. Mendoj se Uashingtoni nuk ka pёr tё kёrkuar nga Beogradi njohje formale tё pavarёsisё kosovare, por gjithsesi ngritje tё traut pёr antarësim tё Kosovёs nё OKB, UNESKO dhe Interpol.

Vuçiçi thotё se, e ka dhjetё herё mё tё vёshtirё sesa Dobrica Qosiçi dhe Zoran Xhinxhiçi. (Dobrica Qosiçi, me rekomandimin e Millosheviçit, ishte i pari dhe e pёrsёriti pas tij Xhinxhiçi, idenё e ndarjes sё Kosovёs). Ndoshta me kёtё ka parasysh edhe situatёn nё tё cilёn Xhinxhiçi, nё momentin e fundit ua ndёrpreu gjermanёve marrëveshjen pёr Smederevёn (Kombinati Matelurgjik) pёr t’ua dhёnё amerikanёve. Vuçiçit do t’i shkonte pёr shtat mbёshtetja e opozitёs liberale, e po atyre qё inicuan procesin e bisedimeve, por kurrsesi nuk po e merr.

Rivalёt e tij do tё duhet ta kuptojnё se zgjidhja e problemit kosovar do t’i hapё rrugё debateve pёr cilёsinё e politikёs serbe, dhe se vetёm atёherё mund tё gjejnё aleatё nё Perёndim pa tё cilёt kёtu ndryshim tё regjimit nuk ka. I pёlqen ndokujt kjo ose jo.

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë