Në lidhje me largimin e drejorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike.
Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi shprehet se Nushi u larguar nga detyra sepse nuk arriti të menaxhonte si donte Rama protestën e sotme.
‘Sot drejtori i policisë së Fierit është shkarkuar nga detyra për arsye se nuk ka arritur të menaxhojë atë që thoshte Edi Rama. Nuk e bëj me faj fare drejtorin e policisë së Fierit se ka bërë çmos për të shpërndarë protestuesit por një masë e tillë nuk mund të shpërndahet në një kohë si e kërkon kryeministri ndaj ka bërë shkarkimin e tij.
Kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në drejtorinë e policisë dhe duke mos pasur asnjë fakt.
Drejtori i përgjithshëm i policisë është nisur urgjent drejt Fierit dhe ka ndaluar në mes marrjen në pyetje të protestuesve dhe ka thënë si ka mundësi që po i nxirrni jashtë.
Ka parë pamjet filmike dhe nuk po gjejnë as më të voglin problem dhe shkelje të ligjit për ti mbajtur brenda. Nga mesazhi që më vjen të gjithë të shoqëruarit dhe të arrestuarit kanë dalë jashtë në këto momente, janë në kërkim dhe procedim 41 të tjerë‘ u shpreh Luan Baçi në Ora News.