Presidenti i Algjerisë, Abdelhaziz Bouteflika, megjithëse me shëndet të dobët, megjithëse memec, ka kërkuar një mandat të pestë qeverisës. Në Algjeri, zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen gjatë muajit prill të këtij viti.
Ndërkohë, për shumë algjerianë mundet të tingëllojë jo pak i çuditshëm fakti që 82-vjeçari e ka mbajtur kaq gjatë pushtetin. Vetëm gjashtë më parë, Presidenti Boutefilka ka pësuar një goditje në tru.
Abdelhaziz Bouteflika ka qëndruar në detyrë, prej vitit 1999. Ndërkohë, janë të shumtë ata të cilët i druhen faktit se, tashmë në pushtet nuk qëndron më lideri, por rrjeti i krijuar prej tij, gjatë dy dekadave të qeverisjes.
Në Algjeri janë regjistruar jo pak protesta masive nga qytetarët, të cilët kundërshtojnë kandidaturën e tij. Shumica e tyre, shprehet se kjo qeverisje nuk e ka përmirësuar aspak jetesën në vend.
Presidenti 82-vjeçar, ka folur për herë të fundit për mediet, në vitin 2014, kohë kur falënderoi votuesit për mandatin e tij të katërt, duke fituar në zgjedhje.
Ndërkaq, mbetet për t’u parë sesi do t’i shkojë filli zgjedhjeve në pritje, teksa një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kanë mbushur sheshet, duke kërkuar largimin e tij.