“Kur zihen vjerra me nusen”… një këngë e vjetër nga Qeparoi…
Kënga polifonike dhe vallja e kënduar janë ndër elementet e kulturës shpirtërore të përbashkëta për gjithë Labërinë. Kënga polifonike himariote është një variant më i ri i polifonisë labe. Në morinë e këngëve të vjetra, që këndohen ende në zonë, veçuam si për ta sjellë në vëmendje, këngën për vjehrrën me nusen: një temë e “përjetshme” kjo…
Ç’pati plaka me të renë…
Pse u zu sot me nusenë
Se i mori koqevenë..
Koqeveja në kamare
Briti plaka si zagare
Plakat-o …Shtrigat-o
Na marrçin të ligat-o
I lënçin nusetë shkretë
Të mbanë qiçetë vetë
Gjithë fshati Qeparo ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme dhe vetë emri I fshatit vjen shqipja e vjetër: “Që parë – Qeparo”.
Qiparoi shpalos pamjen e vetë menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparoi vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara.
Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frëngut dhe Hunda e madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit, përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760, me ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.