Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës nga rrethet janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita e cila zhvillohet në orën 11:00 para Kryeministrisë.
Nisja e protestuesve nga qyteti i Fierit ka filluar që në orën 7:00 të mëngjesit. Mësohet se protestuesit janë organizuar me automjete e furgone, por edhe me makina private dhe janë nisur drejt kryeqytetit. Kreu i PD Fier, ish-deputeti Luan Baci thotë se disa prej pjesëmarrësve në protestë janë marrë në telefon nga policia gjatë natës për të mos qenë në proteste ditën e sotme, por të paraqiten në komisariatin e policisë në orën 9:00 te këtij mëngjesi.
Nga Lezha mësohet se janë nisur rreth 10 autobusë drejt protestës së Tiranës. Protestës së sotme, do ti bashkohen edhe qytetarë nga Shkodra, Vlora, Korça etj.