MENU
klinika

Përplasja me Policinë

Gjirokastër/ Qytetarët protestojnë për transportin urban

28.03.2019 - 19:57

Përshkallëzohet protesta e drejtuesve të linjave të transportit urban në Gjirokastër.

Në ditën e tretë të protestës ata kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrje të Gjirokastrës duke u ulur përtokë.

Gjatë protestës nuk kanë munguar as përplasjet me policinë pasi protestuesit penguan për më shumë se 2 orë kalimin e një furgoni me pasagjerë që realizon transportin në linjën Gjirokastër-Tiranë-Gjirokastër.

Shoferët pohojnë se protesta do të vijojë deri në dhënien e zgjidhjes nga ministria e Transportit, ndërsa shprehen se janë gati edhe të vetëflijohen.

Protesta gjirokaster-konica.al
Protesta gjirokaster-konica.al

Liçensimi prej ministrisë së Transportit i linjave të tjera interurbane po sjell konflikte të përditshme mes agjensive, ndërsa aksionerët e prekur thonë se kjo po çon drejt falimentit agjensitë ekzistuese në të gjithë vendin.

Situata e krijuar në Gjirokastër ka rënduar jo vetëm agjensitë, por edhe udhëtarët.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë