MENU
klinika

Cilat janë tiparet e gegëve

Raca shqiptare siç e njeh Coon

13.03.2019 - 14:15

Fotografitë e rralla të vitit 1929-1930, janë realizuar në malësitë e veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan. Ato janë botuar në vitin 1950, në librin “Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut…”!

Antropologu amerikan Carleton Coon, kaloi thuajse një vit në krahinat e veriut të Shqipërisë, për të studiuar karakteristikat e racës shqiptare.

Coon i gjeti karakteret që kërkonte për studimet e tij, në fshatrat më të thella të malësisë së veriut.

Teksa takonte burra, gra, fëmijë dhe pleq, ai bënte ca matje të çuditshme, që me shumë gjasa banorëve të atyre anëve u dukeshin të çuditshme. Ai studionte tiparet e portretit, flokët, gjatësinë trupore, gjymtyrët… Coon, fotografonte thuajse të gjithë malësorët gegë që takonte.

Me aparatin e tij, ai fiksonte në celuloid portretin ballor dhe profilin. Krahas kësaj, mbante shënime për secilin prej tyre, pas matjeve të hollësishme që bënte.

Gjatë këtij udhëtimi e shoqëronte miku i tij afërt shqiptar, të cilin e kishte punësuar si asistent, Stavri Frashëri.

Pikërisht kjo dyshe, Coon-Frashëri, në kërkim të zbulimit të karakteristikave të racës shqiptare në mallet e veriut të Shqipërisë, gjatë vitit 1929-1930, mundësoi një dokumentuar me të dhëna shumë të rëndësishme mbi antropologjinë e gegëve, që së bashku me studimin e tij dhe një album me foto të zgjedhura që Carleton Coon i botoi në librin e tij “Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut”, botuar në Kembrixh më 1950.

Coon lindi në Masaçusets në vitin 1904. Studioi fillimisht për egjiptologji dhe antropologji në Universitetin e Harvardit, degë për të cilat u diplomua në vitin 1925. Në këtë drejtim ai kreu kërkime dhe punoi si asistent dhe profesor në Universitetin e Harvardit. Më tej, po në fushën e antropologjisë, ai dha mësime edhe në Universitetin e Pensilvanisë (1948-1963). Gjatë kësaj periudhe ideoi dhe realizoi edhe muzeun universitar të Filadelfias.

“Gjatë viteve 1929-1930 Carleton Coon ndodhej në Shqipëri, ku kreu një studim antropometrik mbi 1.067 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke iu matur madhësitë dhe format trupore të tyre. Ky studim u përfundua në vitet 1946-1947, me ndihmën e komunitetit shqiptar të Bostonit”, – shkruan studiuesi Robert Elsie, në prezantimin e fotografive të realizuara nga Carleton Coon.

Puna e tij kishte qenë e tepër e lodhshme, voluminoze, kërkimet të gjata, një punë që në fund duket se nuk i dha autorit frytet që ai priste. Jehona shkencore e punës kërkimore ishte e kufizuar, meqë “pas Luftë së Dytë Botërore, studime të tilla të antropologjisë fizike dhe të tipareve racore u bënë tabu apo kishin humbur interes”, sqaron studiuesi Robert Elsie, duke shtuar se interes të veçantë ngjallin fotografitë që Coon realizoi gjatë udhëtimeve nëpër dhjetë zonat e veriut shqiptar.

Përveç tyre, me mjaft interes janë edhe fotot që mblodhi e botoi nga ana e tij Stavri Frashëri, në librin e tij “Përmes Mirditës në dimër”, botuar në Korçë më 1930 dhe në versionin anglisht “Through Mirdite in Winter”. Me materialet fotografike të këtyre dy autorëve, studiuesi Elsie ka ndërtuar një album të veçantë, që e ka promovuar në faqen e tij këto ditë, nga ku u zgjodhën edhe këto ekzemplarë.

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe