MENU
klinika

Deklarata

Rama: Dhuna e bën qeverinë më të fortë

07.03.2019 - 19:43

Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar trazirave në protestat e opozitës, u shpreh se dhuna nuk e ndryshon qeverinë, por e bën më të fortë.

Në rubrikën ‘Përgjigjia ime’ në Facebook, Rama tha se opozita po sillet si i mbyturi që të mbyt dhe sipas tij, në këtë rast është Shqipëria ajo që mbytet në këtë dalldi dëshpërimi.

“Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI, e cila është prurja dhe mishëruesja e shitblerjes së votës. Po të mos kishte LSI nuk do kishte as shitblerje serioze të votës në Shqipëri. Këtë e dinë edhe zogjtë në male dhe mineralet në verilindje, edhe peshqit në laguna, edhe gurët në kanione, edhe luanët dhe bibat në Tiranë.

Akuzojnë dhe shajnë çdo ditë më libër shtëpie me shqipen e tyre me 100 mijë fjalë. Harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, shqiptarët nuk janë budallenj dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë paguar gjithnjë shtrenjtë qysh se ata kanë fituar të drejtën e votës. Akuzat dhe sharjet së fundmi u janë shtuar edhe kërcënimet që nxisin dhunën dhe turpërojnë ata që i bëjnë. Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë, nuk e ndryshon qeverinë, por e forcon. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Dhe godet ekonominë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nuk është e këndshme për të që të degjojë të huajt teksa komentojnë perçmimin e pozitës për vendin e tyre.

Dobëson familjet që jetojnë me punë. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiakë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës. Më vjen sinqerisht keq sepse nuk është e këndshme që të dëgjosh të huajt të çuditur që pyesin se si ka mundësi që opozita juaj përçmon atdheun e vet teksa dëgjon Lulzim Bashën kur flet ‘il problemo, il problemo’.

Por jam edhe i shqetësuar sepse opozita po sillet si mbyturi që të mbyt dhe nuk është qeveria ajo mbytet në këtë dalldi dëshpërimi. Por mbytet Shqipëria në sytë e çdo të huaji. Çdo shqiptar i mirë si ti që nuk e do këtë qeveri le të mos harrojë se kur i bashkohet turistëve të opozitarizmit rrugor nuk e bën Shqipërinë më të mirë, por Shqipërinë më keq”– nënvizoi kreu i qeverisë.

“Kush tërheq litarin do mbytet”!

Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen tonë”

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën

3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Rekord pasagjerësh në Rinas

Nga qershori Shqipëria do të presë 42 në javë

Nisin fluturimet “charter” për turistët