MENU
klinika

Reagimi

Rama në “Rai 1”: Ajo që shihni nuk është revoltë e popullit

05.03.2019 - 18:36

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një intervistë për emisionin “Porta a Porta” me gazetarin  Bruno Vespa.

“Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit”, ka thënë kryeministri Rama.

“Sot sjellim një shkëmbim ekonomik e tregtar me Itali, prej 2.6 miliard euro në vit. Shqipëria eksporton 1,2 miliard euro në Itali”, është shprehur kryeministri Rama.

“Çka shihni në këto imazhe të forta është vetëm një perimetër i vogël i Tiranës”, tha Rama referuar protestave të opozitës.

Kryeministri u shpreh ndër të tjera se qeveria e tij ka luftuar kanabisin, siç e tha edhe Raporti i Guardia Di Finanza.

Në panelin e të ftuarëve në emision është edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh sot në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.