MENU
klinika

VIDEO

Rama pritet me protesta në Fier/ Banorët e Roskovecit përplasen me policinë

08.03.2019 - 11:34

Në kuadër të “Ditës së Grave”, kryeministri Rama ndodhet në Fier.

Ndërkohë banorët e Roskovecit, të mbështetur nga anëtarë dhe simpatizantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur në hyrje të qytetit me thirrjet ‘Rama ik’.

Gjatë protestës ata janë përplasur edhe me policinë, si edhe kanë djegur dhoma për shkak të vizitës së kryeministrit Rama.

Në mes të protestuesve mësohet se është edhe drejtori i Policisë, i cili po negocion kryesisht me zonjat.

Ndërkohë sipas Partisë Demokratike, Rama ka ndryshuar rrugën pas protestës së banorëve.

Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit.”-shprehet PD.