MENU
klinika

Deklarata

Raporti i KE për minoritetin/ Dule: Shqipëria ka nevojë për…

20.03.2019 - 14:09

Përmes një deklarate për mediat, kreu i PBDNJ Vangjel Dule tha se raporti i fundit i KE për Shqipërinë, tregoi se në vendin tonë nuk respektohen minoritetet etnike.

Gjithashtu sipas Dules në raport u bë me dije se Shqipëria renditet tek vendet me standartet më të ulët për respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Në raportin e KE përligjen të gjitha shqetësimet dhe kritikat që PBDNJ ka bëre prezent në jetën politike. Së dyti raporti na lë shenjen e trishtueshme të realitetit se në vendin tonë nuk respektohen të drejtat e minoritetit.

I drejtohem klasës politike se Shqipëria ka nevojë për dialog të sinqertë për të përmirësuar kuadrin ligjor për minoritetet.

Të ngrihen të gjithë instrumentet që do të mundësojnë këtë dialog. Duhet kultivuar ai vullnet politik që mbetet ineksistent për respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Jemi ende një vend që respekton më pak të drejtat e minoritetit dhe duhet të përmirësohen standardet”- tha Dule.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin