MENU
klinika

"1 mln euro humbje në ditë"

Reagon ministri serb për taksën

19.03.2019 - 14:06

 Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave të saj.

Zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha.

Ndërkohë Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic tha sot se me një përllogaritje të përafërt, Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajic i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

Ndërkohë SHBA-të po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi