MENU
klinika

Hapja e negociatave

Rikthehen vizat për shqiptarët? Godet Holanda

29.03.2019 - 09:18

Në një artikull të fundit të gazetës prestigjioze holandeze “De Telegraaf”, janë reflektuar të gjitha pikëpamjet negative që ky shtet ka për integrimin e vendit tonë në BE.

Skepticizmi i Holandës është reflektuar në këtë artikull ku shkruhet se partitë politike në Holandë kanë bërë një kërkesë për ti rikthyer vizat për shqiptarët.

Sipas asaj çfarë shkruhet në këtë gazetë, rikthimi i vizave shihet si një mundësi për të frenuar krimin e organizuar shqiptar në këtë shtet.

Kjo masë drastike është mbështetur nga 3 parti kryesore në Holandë, ndër të cilat Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane.

Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat.

Për këtë mund të prisje, kriminelët përfitojnë kur ska kontrolle.”

Edhe deputetja Van Toorenburg, antare e të njëjtës forcë politike të Ministrit Holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus, kërkoj direkt rikthimin e vizave për Shqiptaret.

“Unë dua të di kë fusim në shtëpi, do vi shumë shpejt një debat me ministrin.”

Anëtari i Partisë Socialiste në Kuvendin e Holandës mbështet këtë masë.

“Duhet niset një procedurë emergjente për të rikthyer vizat”.