Gjatë mbledhjes së mbajtur sot mes qeverisë dhe FSHF-së, ministri Sandër Lleshaj ka pranuar se do të ketë diskutime për rikthimin e policisë në stadium.
Ai theksoi se rikthimi i policisë ka një faturë dhe kjo faturë duhet paguar.
“Ne kemi policinë më të vogël në rajon dhe kemi shumë pak policë dhe shumë probleme.
Duhet të ketë faturë që duhet paguar dhe nëse ka kompetenca, ka vështirë të përballojë volumin e sportit në vend dhe na duhen 700 policë për këtë çështje, ka orë shtesë dhe kapacitet shtesë.
Duhet të ndërhyjmë edhe në organizimin pasi janë shumë çështje. Ne kemi turma në stadium dhe jo individë. Duam tifozë të identifikuar në stadiume pasi nuk do shumë punë”, u shpreh Lleshaj.