MENU
klinika

Moto GP

Rossi thumbon Yamaha-n: Po improvizoj!

20.03.2019 - 14:58

Gjithnjë ka pasur rezerva për motorin që garon, pavarësisht se ai po bën të pamundurën. Valentino Rossi u rendit në vendin e pestë në garën e zhvilluar 10 ditë më parë në Katar, garë të cilën ai e nisi nga vendi i 14-të.

Gjithsesi, falë përvojës, piloti italian i Yamaha arriti të rikuperojë 9 pozicione dhe të arrijë një vend në “top-5” pilotët më të mirë. Rossi shprehet se pavarësisht këtij rezultati, kjo gjë nuk do të ndodhë gjithnjë.

Rrezikova shumë në Katar, por pata fat. Gjithsesi, kjo situatë nuk do të jetë gjithnjë kështu”, – tha Rossi. Gara e radhës do të jetë në Argjentinë, një pistë ku zakonisht Suzuki paraqitet mirë. Ndaj Rossi ka frikë se këtë herë do të jetë shumë pas më të mirëve.

valentino rossi yamaha
valentino rossi yamaha

Jo vetëm Honda e Ducati, por tani edhe Suzuki rrezikon të na lërë pas. Na duhet gjithnjë të improvizojmë diçka për të qenë mes më të mirëve. Ky nuk është një lajm i mirë, por një këmbanë alarmi që duhet të zgjojë mekanikët, që të ndërtojnë një motor të shpejtë”, – u shpreh Valentino Rossi.