MENU
klinika

Rrëfimi nga Leposaviqi

Shqiptari që nuk di për shkëmbimin e territoreve

12.03.2019 - 20:14

Leposaviqi, ose i njohur ndryshe edhe si Albanik, është qytezë dhe qendër e komunës me të njëjtin emër në pjesën veriore të Kosovës.

Komuna e Albanikut zë një sipërfaqe prej 535 kilometra katrorë në fushën e lumit Ibër në veri të Mitrovicës. Në Komunen e Albanikut gjenden 72 fshatra me një popullsi prej 18,500 banorë nga e cila shumica janë serb. Në këtë komunë gjatë luftës në Kosovë janë bërë pastrimet etnike në tri fshatra që kanë qenë të banuara vetëm nga shqiptarët dhe janë dëbuar 600 persona.

Albaniku është i begatuar me pasuri natyrore dhe ka një vend ndodhje të mirë gjeografike si pikë lidhëse në mes të Kosovës, Serbisë dhe Sanxhakut.

Më poshtë gjeni rrëfimin e një shqiptari i cili nuk e di çfarë mund të prekë shkëmbimi i territoreve me Serbinë, dhe me frikën se mund të mbetet në Serbi.

lepoaviq-konica.al

“Avni Halili nga fshati Cerajë, fshati më verior i Kosovës.

Ky kosovar bën një jetë të zakonshme, në një pjesë aspak të tillë.

Këtu në fshatin tonë jeton familja ime, dhe nëntë familje të tjera, jemi në Cerajë të Leposaviqit.

Këtu ne jetojmë më shumë me bagëti, bujqësi e këto punët e fshatit që janë.

Të punësuar ka shumë pak këtu tek ne.

Qeveria nuk ka qasje aq në këto fshatra këndej.

Jemi të anashkaluar.

Jemi nëntë anëtarë këtu dhe familjen e mbaj me bagëti.

Për vete jam i punësuar në Bistricë këtu, si roje.

E kështu, këso punë të fshatit punojmë.

Ngapak , dru, livadhet, serrën, bahçen.

Jeta në këtë zonë i sjell probleme.

Nëse më pyet a jemi të sigurt apo jo, sa i përket këtu në fshat nuk kemi ndonjë problem.

Por, rrugën e kemi shumë të pasigurtë, për shkak të lartësisë, dhe kushteve të rrugës që janë. Përveç problemeve, e gajleve që i kemi n ë këtë pjesë, tash po flitet edhe për shkëmbim territoresh e këto.

Në qoftë se ndodh shkëmbimi, na nuk e di çka do të bëjmë, e as ku do mbesim.

Bile ne për këtë temë, nuk e di ku do të mbesim, a çka do të bëjmë.

Hiç, s’kemi kurrëfarë ideje për këtë punë.

Nëse bahet qysh po flitet, prej këtu poshtë është Reka, e ajo pesa andej po shkëputet prej territorit tonë.

Këtu unë e mbaj flamurin kombëtar, sepse gjithmonë këto vende kanë qenë shqiptare.”