Tivari, i njohur edhe si Tivari i Ri, është qytet bregdetar në jug të Malit të Zi. Është porti më i madh i Malit të Zi si dhe qendra e Komunës së Tivarit.
Në qytetin e Tivarit jetojnë 17,727 banorë, sipas censusit të v. 2011. Komuna e Tivarit, ecila ka një sipërfaqe prej 598 km2, ka një popullsi prej 42,068 banorësh.
Në pranverën e vitit 1945, Tivari ishte vendi ku u masakruan rreth 1500–2000 shqiptarë në rastin e quajtur ‘Masakra e Tivarit’.
Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori.
Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shekullin X.
tivari-konica.al
Muret mesjetare të Tivarit, përbëheshin prej gurësh thuajse të papërpunuar të sërenditur njëri mbi tjetrin në përputhje me terrenin shkëmborë. Muratorët përdornin gurin vendas gërqeror, gri e të kuqërremtë më rrallë rreshpen ose gurin e bardhë, gërqeror prej Korçule. Tulla ishte e bardhë dhe duhej të sillej nga Raguza…
Kështu Gjergji i II-të Balsha, në vitin 1397, mori 6000 copë tulla. Ishte me nam, guri i kuqrremtë që nxirrej pranë Tivarit dhe çohej deri në Raguzë. Çatitë rëbdomë mbuloheshin me shkubla ose kashtë, ishin shumë të shtrenjta tjergullat që duhej të silleshin prej Raguze. Në Tivarë, ndërmjet shtëpive zakonisht ruhej një distancë 30-60 cm.
Mirëpo shtesat ilegale e të rrëzikshme shtonin rrezikun e shpërthimeve të zjarrit. Ndërtimet e reja të shtëpive shfrytëzonin nganjëherë rrugët dhe rrugicat. Zakonisht balli i gjërë i shtëpive binte nga rruga, ku qëndronte hyrja me qemere. Përpara kishave po edhe shtëpive të fisnikëve, liheshin sheshe.
Në Ulqin e Tivarë janë dëshmuar shtëpi disakatëshe nga Mesjeta qëndrore dhe më vonë, përmes zbulimeve arkeologjike. Në Tivarë, shtëpitë i ndërtonin me dy hyrje në katin përdhesë.
Një hyrje të shpinte në punishte ose në shtallë që ishte kati përdhesë. Tjetra hyrje të shpinte tek shkallët, nëpër të cilat ngjiteshe lart në katin e dytë, ku ishte kuzhina dhe vatra. Më pas, me një të dalë përpara, filluan të ndërtojnë nevojtore prej guri. Dyshemetë dhe shkallët ishin prej druri.
Shumica e vendbanimeve, nevojën e ujit e zgjidhnin përmes ujrave të rrjedhshme, puseve e rezervoareve. Në Ulqin, në Mesjetë kishte tri të tilla.