Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Instituti i Statistikave, vihet re se indeksi i çmimeve të prodhimit ka frenuar rritjen në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Çfarë është indeksi i çmimeve të prodhimit?
-Ky indeks mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit
-Jep orjentim për rritjen e çmimeve të konsumit në një të ardhme të afërt
Sipas INSTAT, indeksi i çmimit të prodhimit u rrit me 0.5% në bazë vjetore.
Kjo është rritja më e dobët e regjistruar për vitin e kaluar.
Përse pati ngadalësim në tremujorin e katërt?
-Efektet e forcimit të monedhës vendase
-Mbiçmimi i lekut ndaj euros duhet të ketë kaluar kostot e industrisë përpunuese
-Ky mbiçmim sjell edhe uljen e çmimeve të prodhimit
Cila pati efektin kryesor?
-Industria përpunuese, në të cilën pati një rënie me 1.5% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar
Industria ushqimore:
-është segmenti që prej më së shumti nevojat e konsumatorit
-Indeksi i çmimit të prodhimit ishte negativ
-Kapi vlerën e 1.9%, duke nënkuptuar kështu çmime ende në rënie
Industria nxjerrëse:
-Në këtë industri, rritja e çmimeve të prodhimit u ngadalësua në 4.3% nga mbi 20% që ishte tremujorin paraardhës
Parashikimi i Bankës së Shqipërisë:
-Forcimi i lekut gjatë 2018 do të japë efektet në ecurinë e çmimeve deri në mesin e 2019