Anëtarësimi në BE përbën vërtet objektiv strategjik i Shqipërisë?
Në qershor 2019 pritet që Këshilli Evropian te japë dritën jeshile për Shqiperine për të filluar negociat. Në raportin e fundit që Komisioni Evropian publikoi mbi Shqipërine shkruhej se Tirana ka bere progres mbi 5 prioritetet e përcaktuara por akoma korrupsioni dhe instabiliteti politik qendrojnë mes kriticiteteve.
Kthehemi pak mbrapa:
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në 2009 dhe u bë vend kandidat në 2014. Në raportin e vitit 2013 shkruhej që Shqipëria duhet të ndërhyjë në 5 reforma kyce: drejtësia, administrata publike, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në raportin e fundit të 2018 shkruhej që ka pasur avancim të reformave.
Reformat:
Në mbledhjet e fundit të Komisionit të Stabilizimit dhe Asocimit më 15 tetor 2018 Bashkimi Evropian bëri thirrje të ndalohej përplasja politike midis pozitës dhe opozitës dhe të nisen sa më parë reforma zgjedhore dhe e drejtësisë. Korrupsioni dhe krimi i oganizuar mbeten pengesat kryesore për të hyrë në BE. Ka pasur avancim mbi reformën në drejtësi, në vetingun mbi gjyqtaret dhe prokurorët. Për momentin Shqiperia ka të hapur kapitullin e 23 dhe 24 që i perkasin të drejtave të njeriut dhe drejtësisë por ka akoma shumë punë për të bërë. Kapitujt janë gjithsej 35, prekin sektorë te ndryshëm si energjia, trasporti, ambienti deri tek te drejtat e njeriut. Çdo kapitull që përmbush kriteret e BE-së mbyllet. Kur mbyllen të gjithë vendi është gati të anëtarësohet në BE.
Çfarë do të ndodhë në qershor 2019?
Kjo është data në të cilën Këshilli Evropian duhet të marrë një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi për negociatat do të merret nga Keshilli i BE-së, saktësisht nga ministrat dhe ambasadoret e vendeve të BE-së në një konferencë që quhet ndërqeveritare. Pjesëtaret e Këshillit duhet të votojnë në unanimitet pro hapjes së negociatave. Në 9 maj 2019 – dita e festës së Evropës – në Sibiu të Rumanisë do të mbahet një mbledhje informale e Këshillit Evropian, e cila do ta ketë në axhendë edhe Ballkanin Perëndimor.
Kush votoi kundër Shqipërisë?
Franca, Danimarka dhe Holanda kanë votuar kundër hapjes së negociatave me Tiranën në mbledhjen e Këshillit të qershorit 2018. Këto vende duan të shohin progres, stabilitet dhe siguri në kontinent. Presidenti francez Makron, mbartës I një vizioni europeist, në fjalimin e tij të fundit bëri thirrje për liri, mbrojte dhe progres në Bashkimin EvropIan. Por pse ai voton kundër hapjes të negociatave? Qeveria shqiptare duhet ta sqarojë sa më shpejt. Nuk ka hapje tË negociateve pas tre muajsh nëse edhe një nga këto vende voton kundër Shqipërisë.
Pse duhet të bëhemi pjesë e familjes evropiane?
Ka shume arsye për këtë. Evropa siguron paqen nga 70 vjet, një Evropë e cila përballon sfidat e globalizimit, një Evropeë që mbron konsumatorët, mjedisin dhe ushqimin. Një Evropë që bën të mundur qarkullimin dhe punësimin e lirshëm, promovon studimin, kërkimin shkencor dhe të kulturës. Nxit rritjen ekonomike, punësimin dhe mirëqenien e shumë benefite të tjera. Të gjitha keto mundësi jane të mundura nëse ne bëjmë pjesë në Bashkimin Evropian. Kriteret e anëtarësimit përcaktojnë stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si edhe ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale.
Çfarë ndodh me Shqipërinë nëse do të hapen negociatat?
Vendet anëtare të Bashkimit Evropjan vendosin të hapin negociatat me vendin kandidat, pra Shqipërinë, duke shqyrtuar miratimin dhe zbatimin e ligjit (“acquis”) të BE-së. “Acquis” është i ndarë me kapituj (35), secili prej të cilëve mbulon një fushë të caktuar. Negociatat për hapjen e secilit kapitull bazohen në elemente si shqyrtimi, ku Komisioni Evropian kryen një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat, për çdo fushë (kapitull), për të përcaktuar se ne cfarë pike është progresi. Përgatitet një raport shqyrtimi, i cili paraqitet nga Komisioni në shtetet anëtare, që vendosin për hapjen e kapitujve. Përpara se të fillojnë negociatat, vendi kandidat duhet të paraqesë qëndrimin e tij dhe bashkë me BE-në të miratojë një qëndrim të përbashkët. Për shumicën e kapitujve, BE-ja do të vendosë standarde përfundimtare në këtë pozicion, të cilat duhet të përmbushen nga vendi kandidat.
Si është gjendja në rajon?
Vendet të cilat kanë hapur negociatat me BE janë Turqia, Serbia dhe Mali i Zi, kurse Kosova dhe Bosnje -Hercegovina janë vende kandidate të mundshëm. Serbia ka të hapur 12 kapituj (e drejta e kompanive, prona intelektuale, prokurimi publik, politikat industriale, financa, të drejtat e njeriut, liria dhe siguria, sic ashtu edhe arsimi, kultura, marrëdheniet me jashtë dhe me Kosovën). Mali i Zi ka të hapur 27 kapituj, 3 te mbyllur, 2 në punim e sipër, 1 në vleresim dhe 2 të tjerë që nuk mund të jenë të aplikuar mbi shtetin. Turqia ka te hapur 16 kapituj, ku vetëm njëri prej tyre ështe i mbyllur, i cili i përket arsimit dhe kërkimit shkencor. Maqedonia e Veriut morrii rekomandim për hapjen e negociatave nga Komisioni Evropian në tetor 2009. Pas 6 here rekomandim nga Komisioni EvropIan do tË jetË qershori muaji i shënuar për hapjen e negociatave?!
Mali i Zi dhe Serbia, që kanë avancuar me reformat, pritet të bëhen pjesë e BE-së në 2025. Turqia po largohet shume prej standardeve te BE-se përsa i përket drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Asistencë financiare:
Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja mbështet reformat për vendet e zgjerimit, duke dhënë ndihmë financiare dhe teknike. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet për procesin e pranimit në BE. Për periudhën 2007-2013 IPA kishte një buxhet prej rreth 11.5 miliardë euro; pasardhësi i tij, IPA II, ka buxhet prej 11.7 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Shqiperia për vitet 2014-2020 ka buxhet prej 649,4 milionë euro. Reformat të cilat ajo financion jane: democracia dhe qeverisja, drejtësia, ambienti, trasporti, inovacioni, arsimimi, bujqësia dhe zhvillimi rural. Me avancimin e reformave asistenca financiare IPA rritet, merr formën e projekteve dhe ndihmon vendet të reformojnë dhe të përshtasin institucionet dhe legjislacionin e tyre me BE-në.
Konkluzion:
Kohëzgjatja e negociatave mund të ndryshojë nga vendi në vend : varet nga reforma dhe harmonizimi me ligjet e BE-së në secilin vend. Kroacia hapi negociatat me BE-në në 2005 dhe mbylli 35 kapitujt në 2011. Ajo në 2013-n u bë vend i Bashkimit EvropIan. Znj. Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Sigurisë, bashkë me komisioneri Hann kanë sqaruar shume herë që hapja e negociatave është e merituar, duke u bazuar mbi progresin në reforma. Mungesa e dialogut midis pozitës dhe opozites, reformat e paimplementuara, protestat e fundit ndikojne që Shqiperia të jetë akoma shumë larg nga BE-ja.
*Ekonomiste, eksperte e fondeve të NATO-s e BE-së pranë Link Campus University në Romë