MENU
klinika

DPT tregon shifrat

Sa gjobiten tatimpaguesit për çdo rast?

05.03.2019 - 14:45

Tatimpaguesit që dorëzojnë një deklaratë tatimore të pasaktë gjobiten me 0.0% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë sisë cilës pagesa nuk është kryer.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar edhe informacionet e nevojshme lidhur me plotësimin e deklaratës tatimore si dhe kur parashikohet gjobë në rast shkeljesh.

Kjo e fundit quhet e pasaktë kur nuk është plotësuar me të dhënat reale financiare të subjektit. Sipas DPT-së, në asnjë rast gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 1 vit.

Në raste kur pasaktësia është bërë me dashje dhe kjo provohet bazuar në dokumentacione e fakte, kjo sipas Administratës Tatimore quhet evazion.

Me gjobë dënohen edhe tatimpaguesit që nuk mbajnë regjistrat dhe dokumentacionit tatimor.

Në këto raste, gjoba varion 10 mijë lekë për çdo shkelje në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogël dhe me gjobë 50 mijë lekë për çdo shkelje në rastet kur klasifikohet si lloj tjetër biznesi.

Ndërsa, nuk parashikohet gjobë për gabimet jomateriale që nuk cenojnë përmbajtjen e dokumentacionin dhe nuk kanë efekt në llogaritjen e detyrimeve tatimore.