MENU
klinika

Shifrat

Sa paguhen femrat në Shqipëri?

09.03.2019 - 19:20

Bazuar në disa të dhëna nga Inspektoriati Shtetëror i Punës për 2018, vihet re se mbi 38 mijë gra të punësuara në subjektet private paguhen me pagë minimale edhe pse punojnë me orare të zgjatura.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se 27% e totalit të punëmarrësve femra trajtohen me pagën 26 mijë lekë në muaj.

Informaliteti:

-Sipas raportit të ISHP-së, informaliteti në vendin e punës për gjininë femërore vijon të mbetet i lartë

-Nga 1580 punonjës informalë, 29.5% e tyre janë punëmarrëse gra dhe vajza.

-Në 2018, janë konkretisht 3661 punonjës, nga të cilët 39% e tyre femra të cilat punojnë pa kontratë individuale në biznese.

Ndërsa hendeku i pagesës për të njëjtin pozicion midis dy gjinive vijon të mbetet shqetësim. Gjatë vitit që lamë pas, Inspektorati Shtetëror i Punës ka ndërmarrë mbi 4 mijë inspektime më shumë, duke kontrolluar 12.297 subjekte private dhe shtetërore.

Sa i përket sektorëve, fokusi i inspektimeve ka qenë në sektorin e shërbimeve, tregti, hotele, bare-restorante ku informaliteti dhe abuzimet janë më të larta për shkak të punësimeve sezonale, ndërsa më pak vëmendje i është kushtuar sektorit elektricitet, gaz dhe ujë. Sa i takon qytetit, Tirana mban numrin më të lartë të inspektimeve.