MENU
klinika

Ndikimet negative në cilësinë e jetës

Sa po ndikon artriti në shëndetin tim mendor?

19.03.2019 - 19:36

Njerëzit me artrit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të ankthit dhe depresionit sesa njerëzit pa artrit.

Është e rëndësishme për njerëzit që kanë artrit të kujdesen për shëndetin e tyre mendor. Artriti, ankthi dhe depresioni mund të kenë të gjitha ndikimet negative në cilësinë e jetës.

Disa simptoma të zakonshme të ankthit janë:

-Ndjeheni i shqetësuar;

-Vështirësi në fokusim;

-Ndiheni sikur e keni mendjen bosh;

-Ndiheni të irrituar;

-Problem me gjumin;

Disa simptoma të zakonshme të depresionit janë:

-Ndjenja e trishtimit, e zbrazëtisë, e pashpresë ose e zymtë;

-Ndjenja e fajit apo e pavlefshmërisë;

-Humbja e interesit për hobi dhe aktivitete;

-Duke menduar për vdekjen ose vetëvrasjen ose përpjekjet për vetëvrasje;

-Dhimbje koke, lodhje, ose probleme të tretjes pa një shkak të qartë fizik ose që nuk lehtësohen as me trajtim.

Nëse keni artriti dhe po përjetoni këto simptoma, bisedoni menjëherë me mjekun.

Ai mund t’iu referohet profesionistëve të shëndetit mendor dhe shërbimeve të dobishme. Disa nga këto shërbime mund të trajtojnë edhe shëndetin mendor dhe artriti së bashku.

Programet e vetë-menaxhimit dhe të edukimit të sëmundjeve mund të ndihmojnë në këto raste dhe kanë shumë përfitime, duke përfshirë reduktimin afatgjatë të simptomave depresive. Programi i Vetë-Menaxhimit të Sëmundjeve nxit aftësitë e njerëzve për të menaxhuar kushtet e tyre kronike, duke përfshirë edhe artritin.

Një analizë e kohëve të fundit e bërë nga disa hulumtues në SHBA, shikonte prevalencën e simptomave të ankthit dhe depresionit tek të rriturit me artrit krahasuar me njerëzit pa artrit.

Në rreth 10 milionë të rritur me artrit raportojnë simptoma ankthi ose depresioni më shpesh se ato pa artrit. Një në pesë të rritur me artrit ka simptoma të ankthit dhe simptomat e depresionit ndodhin dy herë më shpesh tek të rriturit me artrit sesa ata pa artrit.

Simptomat ishin më të zakonshme tek moshat 18 deri në 44 vjeç.

Kur trajtohen kushtet e shëndetit mendor për pacientët me artritit, mjekët inkurajojnë kujdesin për shëndetin fizik dhe mendor. Edukimi i vetë-menaxhimit dhe programet e aktivitetit fizik janë provuar që përmirësojnë gjendjen e humorit, energjisë dhe simptomat e artritit.

Hulumtimet kanë treguar se të gjitha këto mund të ndihmojnë në uljen e simptomave të ankthit dhe depresionit.