MENU
klinika

Detajet

Sarandë/ Makina përfundon në kanal, vdes 17-vjeçarja

15.03.2019 - 18:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Borshit, ku si pasojë humbi jetën një 17 vjeçare.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur mbi Shkallë, ku ka ndërruar jetë adoleshentja e identifikuar si Analuiza Duro.

Policia e Sarandës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, ku shtetasi R.Dh., 19 vjeç, humbi kontrollin e automjetit tip ”Audi”, dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë