MENU
klinika

Tabelat

Sektori i agrobiznesit, problematikat që e shoqërojnë

26.03.2019 - 14:56

Vlerësim i mjedisit të biznesit bujqësor

Të fokusuar në problematikën së çfarë duhet bërë për biznesin dhe për të patur një qasje sa më realiste drejtë hartimit & implementimit të politikave të caktuara publike në dobi të bizneseve në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit (Agrobiznesi), lind nevoja e për një vlerësim dhe analizë më të hollësishme të problematikave me të cilat përballet ky sektor jetik i ekonomisë sonë, duke njohur, konsideruar dhe vlerësuar më në detaje, pikat e forta, pikat e dobëta, oprtunitetet dhe kërcënimet e bizneseve të kësaj fushe dhe mbi këtë bazë, identifikimin e shkaqeve që kushtëzojnë F/D/M/K; pasojave ekonomike të lidhura me F/D/M/K; zgjidhjeve potenciale (të mundëshme); aktorëve që duhet të kontribuojë në zgjidhje, si dhe strategjive dhe alternativave që mundësojnë zgjidhje. Kjo sepse, duke u bazuar në studimet dhe vlerësimet e deritanishme, ne mund të theksojmë me bindje se lidhjet dhe ndërvartësitë reciproke mes hallkave bazë që mundësojnë agrobiznesin (industritë e prodhimit dhe të shpërndarjes së inputeve bujqësore, prodhimi bujqësorë, si dhe agropërpunimi) janë pothuaj inegzistente.

Identifikimi i karakteristikave si F/D/M/K

Identifikimi i problematikave me të cilat përballet sistemi i agrobiznesit do të ishte i pamundur pa një analizë dhe vlerësim të saktë të mjedisit të brëndshëm dhe të jashtëm të sistemit të agrobiznesit. Le të përpiqemi të bëjmë një vlerësim të tillë, sikundër shihet dhe më poshtë:

Niveli në rritje i buxhetit të konsumatorëve X M

Në dobi të konsiderimit të çështjeve të identifikuara më sipër, le të fokusohemi në një vlerësim më analitik të problematikave që lidhen me dobësitë e sektorit, duke e vënë theksin te:

Nga një ”lexim” i shpejtë i situatës së mësipërme, mund të konkludojmë se problematikat që karakterizojnë bizneset në sektorin e agropërpunimit, ndër të tjera karakterizohen nga:

• Mos funksionimi i hallakve në sistem dhe inenfiçiensa.
• Mungesa e ndikimeve reciproke mes hallkave (aktorëve) në sistem.
• Mungesa e përfitimeve të ndërsjellta mes hallkave (aktorëve) në sistem.
• Mungesa e një politike që i shërben konsolidimit të sistemit.
• Vështirësitë e adaptimit të politikave mbështetëse etj.

Mbështetur në analizën dhe vlerësimin e mësipërm të ambientit ekonomik ku operojnë ndërmarrjet e agrobiznesit (veçanërsisht agropërpunimi dhe prodhuesit bujqësorë), vlen të theksohet se problemet që duhet të zgjidhen janë të shumta dhe me efekte shumë të ndieshme për të gjithë aktorët.

Kjo natyrisht që ka diktuar nevojën e identifikimit të strategjive/politikave që duhet të implementohen, për të mundësuar minimizimin e efektet negative të dobësive (problemeve të identifikuara si dobësi të biznesit, sikundër shihet dhe në pasqyrën më poshtë.

Identifikimi i alternativave për zgjidhjen e problemeve (për problematikat me të cilat përballen aktorët në sistemin e agrobiznesit), nuk do të mjaftonin nëse:

• Nuk i vlerësojmë dhe analizojmë ato
• Nuk identifikojmë dhe implementojmë strategji/politika të caktuara që zgjidhin probleme
• Nuk argumentojmë ekonomikisht dhe teknikisht se pse kjo politikë/strategji
• Nuk argumentojmë se si mund të implementohet kjo politikë/strategji
• Nuk identifikojmë rezultatet e pritura nga kjo politikë/strategji.

Le të ndalemi më poshtë në një konsiderim më analitik të disa prej politikave/strategjive që lidhen me industrinë agropërpunuese./ Universiteti Bujqësor i Tiranës