Bazuar në të dhënat e hulumtimit të kryer nga Instituti për Çështje Evropiane në Beograd, vihet re se shumica e qytetarëve serbë e konsiderojnë Kosovën të humbur.
Të dhënat e hulumtimit:
-47% e të intervistuarve kanë thënë se Kosova është e humbur
-41% e të intervistuare mendojnë të kundërtën
-12% e të intervistuarve nuk kanë dhënë përgjigje
-Qytetarët serbë që mendojnë se Kosova është e humbur i përkasin moshës 30-60 vjeç
-Kjo grup-moshë i përket arsimimit të lartë ose të mesëm
-Jeton në të gjitha rajonet e Serbisë
Si do të votonin nëse nesër do të organizohet një referendum për Pavarësinë e Kosovës?
-74.5% e të intervistuarve shprehen se do të votonin kundër
-6.2% e të intervistuarve do të votonin në të mirë të pavarësisë
Çfarë nënkuptohet me përcaktim të kufijve Kosovë-Serbi?
-57% e të intervistuarve shprehen se nuk e dinë çfarë do të thotë
-29% e të intervistuarve nënkuptojnë ndarjen, ku Veriu i Kosovës i takon Serbisë
Anëtarësimi i Serbisë në BE:
-78% e të intervistuarve janë shprehur se nuk e mbështesin pavarësinë e Kosovës në këmbim të antarësimit në BE