Politikani serb, Muamet Zukorlic ka paralajmëruar se SHBA-të do të krijojnë bazë ushtarake në Kosovë.
“Informacioni im është se Bondsteel mund të mbyllet dhe të krijohet një bazë e re në veri. Nuk e di se sa i besueshëm është informacioni, por kjo mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë”, tha Zukorlic.
Lidhur me këtë çështje kanë shkruar edhe mediat serbe, ku konkretisht në median vendase ‘Danas’ shkruhet se një diplomat amerikan ka thënë se nëse Kosova nuk heq taksën do të ketë pasoja të rënda.
“Nëse taksa nuk hiqet, do të ketë pasoja serioze. Përveç vizave dhe anulimit të ndihmës në fushën e sigurisë, mund të tërhiqet edhe baza Bondstil”, por nuk kanë bërë publik asnjë emër.
Në media është komentuar edhe takimi i zyrtarëve amerikanë me krerët e shtetit të Kosovës.
Në media shkruhet se Uashingtoni ka kërcënuar Kosovën se nëse nuk hiqen taksat, do të tërhiqen forcat ushtarake nga Kosova.