Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës, ka vendosur të mbyllë procedurat e hetimit paraprak në tregun e shërbimeve stomatologjike.
Ky njoftim vjen ka menjëherë pas shqyrtimit të vendimit të Urdhrit të Stomatologut për rritjen e çmimeve për shërbimet dentare.
Referuar vendimit të AK, kjo e fundit i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të kërkojnë vlerësimin dhe mendimin e Autoritetit në rastet kur parashikohet përcaktimi i një metodologjie të përcaktimit të tarifave apo rishikimin e tyre në shërbimin stomatologjik.
Po ashtu, ndër të tjera AK i rekomandon edhe Urdhrit të Stomatologut që në rastet e marrjes së vendimeve nga organet drejtuese të këtij institucioni lidhur me aspekte të ndryshme që prekin konkurrencën në treg të respektohen dispozitat e ligjit për mbrojtjen e Konkurrencës.