MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Sherr me Ramën dhe dorëheqje? Gjylameti sqaron të vërtetën

25.03.2019 - 14:35

Teksa në media qarkulloi lajmi se deputetja dhe kryetarja e PS-së për Tiranën ka bërë sherr me kreun e qeverisë Rama dhe ka dhënë dorëheqjen, Blerina Gjylameti ka dhënë sqarime më të hollësishme.

E ftuar në rubrikën “opinion” në Neës 24, Gjylameti hodhi poshtë të gjitha zërat në lidhje me këtë çështje.

Sipas çdo çfarë ishte shkruar në media janë spekulime dhe se ajo mban ende postet që ka.

Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin “Shqipëria që duam” më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”.