Drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi është shkarkuar nga detyra.
Mësohet se shkarkimi i saj vjen pak ditë pas arrestimit të 6 kontrollorëve të kufirit në këtë qytet.
Kontrollorët akuzohen për marrje rryshfeti.
Kujtojmë këtu që Nushi e mbante këtë detyrë që në maj të vitit 2017.
Efektivët e policisë kufitare u arrestuan në sajë të një hetimi të nisur që në vitin 2018, kryer nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Durrësit.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.