MENU
klinika

Reagon Lleshaj

Shkarkohet drejtori i policisë Tiranë, ja kush e zëvendëson

11.03.2019 - 19:07

Tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, i cili mbante këtë post që prej shkurtit të 2018. Ndërkohë në vend të tij është komanduar Dhimitraq Ziu i cili ishte zëvendës drejtor.

Nga ana tjetër zëvendës drejtor i policisë së Tiranës është komanduar Elton Alushi.

Për incidentin te shkolla “Petro Nini Luarasi” u bë një mbledhje në Drejtorinë e Policisë rreth orës 18.00, ku Skënderajt iu komunikua largimi nga detyra.

Kjo është e disata lëvizje në radhët e drejtuesve të policisë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Tiranës Kastriot Skenderaj, vendim i marrë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në mbledhjen e sotme pas përplasjes mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj thotë se vendimi për largimin e kreut të policisë së Tiranës është reagimi i duhur dhe se policia nuk mjafton të jetë ligjërisht në rregull.

Reagimi i Sandër Lleshaj në Twitter:

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!