MENU
klinika

Shkëmbimet tregtare

‘Shkëlqimi dhe rënia’ e eksporteve shqiptare në Spanjë!

24.03.2019 - 19:51

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria dhe Spanja kanë njohur një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare.

Referuar të dhënave të INSTAT, deri në fund të vitit të kaluar, nga muaji në muaj shkëmbimet tregtare mes dy vendeve njihnin rritje progresive, me ritme shumë më të shpejta se me vendet e tjera.

Situata e këtij viti është ndryshe. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme, vetëm në dy muaj (janar-shkurt 2019) eksportet e Shqipërisë në Spanjë kanë njohur një rënie me 1 miliardë lekë më pak.

Në janar-shkurt 2018 Shqipëria eksportoi drejt Spanjës 4.1 miliardë lekë mallra ndërsa në janar-shkurt 2019 eksportet u ulën më 3.1 miliardë lekë.

E njëjta tendencë konstatohet edhe me importet ku rënia e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është me 667 milion lekë.

Në periudhën janar-shkurt 2018, Shqipëria importoi nga Spanja mallra në vlerë 1 miliardë e 790 milion lekë ndërsa në janar-shkurt 2019 importet ranë në 1 miliardë e 123 milion lekë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Arsyet?

Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT, peshën më të madhe të shkëmbimeve me Spanjën e mbante eksporti i mineraleve dhe lëndëve djegëse. E në dy muajt e parë të këtij viti, rezulton se Shqipëria ka eksportuar rreth 1.5 miliardë lekë më pak minerale e lëndë djegëse.

Ajo që duhet evidentuar është se Shqipëria po ndjek një politikë fiskale që synon të ulë sasinë e mineraleve të papërpunuara që eksportohen. Në këtë kontekst, qeveria ka rritur rentën minerare në eksport, duke u bazuar te argumenti se kromi në vend po mbaron.

Referuar studimeve të kryera rezulton se nëse minierat shfrytëzohen me ritmet e deritanishme, rezervat mund të mbarojnë për një periudhë 8 vjeçare.