MENU
klinika

Samiti i Diasporës

Shkëmbimi i territoreve/ Thaçi paralajmëron: Vetëm mbi trupin tim…

01.03.2019 - 11:58

Gjatë zhvillimit të Samitit të Diasporës Shqiptare, fjalën e tij e mbajti edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i Qeverisë Kosovare foli me tone të forta, teksa njoftoi se është pro një shkëmbimi territoresh, por pa u prekur asnjë milimetër i Kosovës.

Gjithashtu Thaçi doli me një premtim, teksa tha se vetëm po të kalonin mbi trupin e tij do të prekeshin kufijtë e Kosovës.

“Pa kaluar mbi trupin tim s’do të preket asnjë milimetër i Kosovës.

Shkëmbimi i territoreve është pazar, nuk do e lejojmë kurrsesi. Nuk lejoj cënimin asnjë milimetri të Kosovës.

Kombi shqiptar ka nevojë të fuqizohet. Duhet ta tejkalojmë këtë konflikt të ngrirë.

Jam po për shkëmbime territoresh, por pa u cënuar asnjë territor i Kosovës”, u shpreh Thaçi.