MENU
klinika

Zjarr në Krujë

Shkrumbohet Qafështama, era favorizon flakët

23.03.2019 - 17:15

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Xithit në parkun kombëtar të Qafështamës.

Mësohet se sipërfaqja e djegur është 4 hektarë.

Sipas të dhënave të para është e pamundur ndërhyrja e zjarrëfikëses.

Terreni i thyer dhe përhapja e flakëve me shpejtësi e bën të pamundur operacionin e zjarrfikëseve për shuarjen e tij.

Vatrat e zjarrit në parkun kombëtar të Qafështamës po përparojnë me shpejtësi, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.