MENU
klinika

Tërmet në Zakyntho

“Shkundet” Greqia, lëkundje prej 4.5 ballë

17.03.2019 - 16:51

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë sot në mesditë. Epiqendra ishte 15 kilometra në juglindje të ishullit të Zakyntho.

Tërmeti ra në një thellësi prej 12 km nëntokë dhe lëkundjet u ndjenë edhe në qytetet Patra, Athinë dhe zona të tjera përreth.

termet ne greqi-konica.al

Epiqendra ishte 16 kilometra në lindje të Zakynthos dhe thellësia ishte 23.2 kilometra. Nga tërmeti nuk ka persona të lënduar, por se ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme.

Shteti grek është goditur së fundmi nga një sërë tërmetesh. Lëkundjet sizmike kanë trazuar jetën e banorëve.

Zakynthos u godit nga një tërmet i magnitudës 6.4 ballë më 26 tetor, pasuar nga dhjetëra tronditje të së paku 4 ballë.