Mbrëmjen e djeshme një shpërthim eksploziv ndodhi në rrugën ‘Mihal Popi’, në pallatin e gjyqtarëve.
Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorin si shtetasi A.B, 58 vjeç në Tiranë.
“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur në derën e shtëpisë së Vasillaq Stavri, i cili punonte si agjent shitjesh.
Në vendin ku është vendosur objektivi është i njohur ndryshe si pallati i “gjyqtarëve”, pasi disa prej tyre banojnë në këtë zonë.
Raportohet se sasia e lëndës eksplozive që ka shpërthyer nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:
A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.