MENU
klinika

Nga Elona Agolli

‘Shpirtrat e tyre tani po çmallen, ndjekja ndaj nënës time u sos’

02.03.2019 - 19:37

Më datën 19 shkurt, e bukura nëna ime thirri vdekjen.

U rrëzua e vendosur për të bërë paktin me të, që shpirti i saj të puqej menjëherë me atë të atit tim. Ajo, mizorja vdekje donte të mendohej për pak kohë dhe e mbajti në pragun e saj përgjateë 7 ditëve, duke dashur të përmbushte dëshirën e të bukurës nënës sime.

elona agolli-konica.al

Me dt 26 në mesditë, e lehtë dhe e bukur si pulëbardhë, nëna ime u end lart, në kërkim e përbashkim me atin tim. Ata tanimë janë bashkë, pasi shpirtrat e tyre, njeri në amëshim e tjetra në jetë, përgjatë dy viteve, përcillnin kumte mes tyre, ditë e natë e nate ditë. E bukura nëna ime flinte pak, përpëlitej e sfilitej në mëdyshje, jetonte e nuk jetonte, bëzante e nuk bëzante. Ajo lotonte por nuk qante, ajo buzëqeshte por nuk qeshte. Pas ikjes së shpirtit më të bukur për të cilin ajo ishte marrosur në të gjitha moshët e saj, edhe vetë shpirti i saj ndjehej tërë kohës në vrap, në ndjekje, në përgjim të shpirtit të humbur. Jeta e saj u bë makth, jerm, magji, fluturim. Tanimë vrapi pushoi, ndjekja u sos.
Ajo është e qetë, e bekuara nëna ime tanimë po çmallet. Shpirtrat po çmallen…

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit