MENU
klinika

Nga Sulejman Gjana

“Shqipëria, vetmia e një fati”

25.03.2019 - 16:29

Para disa javësh, autori dhe studiuesi francez Sébastien Vilmot më dërgoi, nëpërmjet mikut tonë të përbashkët z. Skënder Zogu, një kopje të librit të tij: “Albanie, la solitude d’un destin”.

Vetëkuptohet se e lexova këtë libër me shumë vëmendje dhe interes.

Edhe pse nuk jam dakord me disa këndvështrime, pikëpamje dhe analiza të autorit (ku duket qartë se bibliografia dhe referencat zyrtare të kohës së diktaturës komuniste e kanë influencuar punimin në disa aspekte) libri në fjalë ofron një përmbledhje të balancuar dhe plot nuanca të historisë dhe ngjarjeve më të rëndësishme në Shqipëri.

Në këtë libër, autori ka përzgjedhur dhe cituar disa filozofë dhe i ka përdorur si referencë analoge me vendin tonë. Për shëmbull, kur trajton zhvillimet e pas ‘90-s, autori citon me plot domethënie sociologun gjerman Ralf Dahrendorf kur shprehej se : “duhen gjashtë muaj për të ndryshuar një regjim politik, gjashtë vjet për të vendosur një sistem të ri ekonomik dhe gjashtëdhjetë vjet për të krijuar një shoqëri civile”.

nikita hrushov enver hoxha-konica.al
nikita hrushov enver hoxha-konica.al

Në konkluzionin e librit, autori thekson me të drejtë se: “…Shqipëria ofron një ilustrim të përkryer të limiteve të sistemit komunist. Deri në vitet ‘80, ky regjim që ende konsiderohej nga shumë intelektualë europianë si një model pararoje humanizmi, kishte kryer krime të panumërta. Enver Hoxha ka eliminuar një nga një të gjithë iniciatorët e levizjes dhe pastaj ua ktheu shpinën të gjithë aleatëve të vet: jugosllavë, rusë e kinezë. Ai zhduku me një brutalitet të madh çdo lloj opozite dhe më pas e reduktoi popullin e vet në shkallën e urisë fizike dhe sidomos të asaj shpirtërore. Kur ra regjimi, shqiptarët ishin aq të deshpëruar saqë as nuk u shkonte mendja për hakmarrje; asnjë prej pushtetarëve komunistë nuk u gjykua. Ata vazhduan të jetojnë paqësisht në Shqipëri edhe pas rënies së regjimit, kur nuk integruan tinëzisht partitë opozitare”…

Një libër që vlen të lexohet dhe që ua rekomandoj ngrohtësisht të gjithë miqëve të mi frankofonë.

Një libër që çel dyer të reja për të parë se si shqiptarët mund ta shohin veten në pasqyrë, por mbi të gjitha çel edhe një temë të rëndësishme për studiuesit shqiptarë: Pse regjimi, edhe pas demaskimit të krimeve të Stalinit, shihej dhe ende konsiderohej nga shumë intelektualë europianë si një model pararoje humanizmi?

enver hoxha
enver hoxha

Krimet e përdhunshme komuniste në botë, dhe veçanërisht në Shqipëri, duhet të sendërtojnë një memorie kolektive te shqiptarët, pasiqë trauma e tyre ende godet fort në mendjen dhe ndjenjat e shqiptarëve. Pa mundur që ta trajtojmë këtë genocid ashtu si duhet, autori na bën me dije se “do e reduktojmë popullin në shkallën e urisë shpirtërore” dhe do të shtoja, në kundërshti sloganesh: dikur ngarendnim kah internacionalizmi socialist, sot kah globalizmi.

Të ndalemi një çast për të reflektuar, të ndërtojmë një politikë autentike, si shqiptarë krenarë, evropianë të denjë dhe qytetarë të botës.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore