MENU
klinika

Shifrat e Eurostat

Shqiptarët, populli që shpenzon për bukë e ushqime

11.03.2019 - 09:41

Bazuar në disa të dhëna të Institutit Europian të Statistikave për shpenzimet nominale për ushqime për vitin 2017, vihet re se Shqipëria e Kosova janë populli që shpenzojnë më së shumti për ushqime në Europë.

Këto janë shpenzime më të larta në raport me ato çfarë prodhon ekonomia vendase për 1 vit.

Shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri:

-Përbëjnë 31% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)

Shpenzimet nominale për ushqime në Kosovë:

-Treguesi për Kosovën është pak më i ulët se për Shqipërine

-Përbëjnë 29.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto

TABELA/ Shpenzimet nominale si përqindje e GDP-së, 2017

Treguesi për pijet jo-alkoolike:

-Kosova qëndron në vend të parë me 34.1% të GDP
-Shqipërië kap vlerën e 31.9% e GDP-së

Sa është mesatarja e shpenzimeve për ushqim në raport me ekonominë në BE?

-Në BE kjo mesatare është 6% e GDP

-Në Rumani, treguesi është më i larti me 15.8%
-Në Irlandë, treguesi është 2.7%
-Në Luksemburg, treguesi është 2.6% e GDP

Sa shpenzon një shqiptar në vit për t’u ushqyer?

-Nga 1800 euro që është shpenzimi mesatar në BE, shpenzon 1.248 euro

Shpenzimet për bukë dhe drithëra:

-Në Shqipëri këto shpenzime janë sa 4.9% e PBB, duke qenë kështu vendi me shpenzimet më të larta në Europë.

-Shpenzimet mesatare në vit për banor ishin 198 euro për 2017

Metoda e fuqisë blerëse:

-Në BE mesatarja merret si referencë me 1
-Në Shqipëri ky tregues ëshë 90, duke u bërë kështu më i larti në Europë/ E.S