MENU
klinika

Ja përse u arrestua

Shtetasi indian arrestohet nga Interpoli në Tiranë

22.03.2019 - 14:04

Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin me inciale H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri.

Sipas njoftimit të policisë “Ky shtetas është kapur  në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian:

Gjykata Patiala House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.