MENU
klinika

Shifrat

“Shthuren” financat, ç’ndodhi me të ardhurat në janar?

01.03.2019 - 13:23

Financat publike kanë pësuar rënie për janarin, kjo si rrjedhojë e krizës politike dhe ndryshimeve të bëra në qeveri, të cilat duket se kanë ndikuar në eficencën e administratave fiskale, e cila është reflektuar në arkëtimet e dobëta buxhetore.

Viti 2019 ka nisur dobët, pasi në arkën e shtetit kanë rezultua 900 milionë lekë më pak se një vit më parë në Janar.

Sipas disa të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, vihet re se në janarin e 2019 janë mbledhur rreth 34.5 miliardë lekë.

Kujtojmë këtu që në janar të 2018 janë mbledhur rreth 35.4 miliardë lekë.

Çfarë ndikoi në performancën e financave publike?

-Ndryshimet e bëra në fund të vitit që lamë pas
-Periudha e tranzicionit

Gjithashtu kanë pësuar rënie disa tregues në krahasim me një vit më parë.

-Në janar të 2018 janë arkëtuar rreth 11.1 miliardë lekë
-Në janar të 2019 u arkëtuan rreth 10.9 miliardë lekë

Nga TVSH janë rimbursuar rreth 1,678 miliardë lekë.

Të ardhurat nga akciza:

-Kanë pësuar rënie
-Nga akciza janë mbledhur rreth 2.9 miliardë lekë
-Nga taksat nacionale janë mbledhur 400 mln lekë më pak

Tatimi mbi fitimin:

-Ka pasur një performim pozitiv
-Ka pësuar rritje me 200 milionë lekë
-Janë mbledhur 1.6 miliardë lekë në total

Tatimi mbi të ardhurat personale:

-Janë mbledhur rreth 3.6 miliardë lekë/ E.S

Manifaktura pritet të reduktohet në 30%

Lufta ‘fundos’ modën ‘made in Albania’

Arrin vlerën më të lartë në histori

Sa ar ka Shqipëria?

Rritja e çmimeve në tregun imobiliar

Qyteti më i shtrenjtë për pasuritë e paluajtshme

Pse të gabuarit është diçka e mirë për ju!

Edhe gafat më të mëdha mund të sjellin përfitime