Mbi 9600 gjoba janë vendosur në periferitë e kryeqytetit gjatë vitit që lamë pas. Nëse deri më tani fokusi për kontrollin e territorit ka qenë kryesisht në zonat urbane, tashmë edhe në ato rurale ka një vëmendje më të shtuar në këtë drejtim.
Kështu, sipas të dhënave nga Policia Bashkiake, për njësitë rurale të Tiranës janë vendosur në total plot 9622 gjoba për shkelje të ndryshme.
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht parkimet e gabuara mbajnë rekordin e numrit të gjobave, ku në 2018-ën janë vendosur 8784 të tilla.
Po ashtu një numër i lartë gjobash në rreth 343 janë vendor për mungesë dokumentacioni, si dhe 272 gjoba për aktivitet pa leje.
Më pas numri i gjobave është në rënie, ku për zënie të hapësirave publike janë vendosur 151 të tilla, për ndotje mjedisi 36 masa administrative, për shpërdorim të ujit të pijshëm 17 gjoba, 15 gjoba janë të formave të ndryshme.
Ndërsa numri më i ulët i masave të marra është për prishje të qetësisë publike, në vetëm 4 ndëshkime. Njësitë e ndëshkuara janë Dajti, Farka, Kashari, Petrela.